TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Shërbimi Metetorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet me alternime vranësirash deri në të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën bregdetare. Në zonat malore në 300-600 metër lartësi reshje bore me intensitet të ulët. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur/ mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era me shpejtësi deri në 8 – 10 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/13 | Re shi |
| Kukës | 2/6 | Re shi bore |
| Lezhë | 3/13 | Re shi |
| Dibër | -0/10 | Re bore |
| Durrës | 5/15 | Re shi |
| Tiranë | 4/14 | Re shi |
| Elbasan | 3/14 | Re shi |
| Berat | 1/15 | Re shi |
| Vlorë | 6/14 | Re shi |
| Korçë | -2/6 | Re bore |
| Gjirokastër | -1/13 | Re shi |
| Sarandë | 6/15 | Re shi |












