Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 31 janar 2023

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era relativisht intensive me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/11 Re diell
Kukës -2/7 Re diell
Lezhë 3/11 Re diell
Dibër -5/8 Re diell
Durrës 2/13 Re diell
Tiranë 1/12 Re diell
Elbasan 0/11 Re diell
Berat -3/14 Re diell
Vlorë 0/13 Re diell
Korçë -4/5 Re diell
Gjirokastër -4/10 Re diell
Sarandë 4/14 Re diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlabbar: Disa nga gjërat që po bëjmë në Durrës, nuk janë bërë kurrkund në botë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31 JANAR 2023