Ballina Flash

Java e Pyjeve, mbjellje fidanësh dhe edukim mjedisor

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura këtë javë e ka shpallur si Javën e Pyjeve.

AKZM në njoftimin e saj në rrjetet sociale informon se, “12 administratat tona rajonale në bashkëpunim me shkollat do të zhvillojnë aksione për mbjelljen e fidanëve dhe orë të edukimit mjedisor së bashku me nxënësit e shkollave dhe vullnetarë të tjerë”.

Sipas AKZM-së, këto aktivitete do të kulmojnë më 27 janar, në Ditën Kombëtare të Shërbimit Pyjor.

Në kuadër të kësaj jave specialistët e AdZM Fier kanë zhvilluar sot një orë mjedisore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Gërmenj, Divjakë.
Nëpërmjet vizatimeve nxënësit ndanë këndvështrimet e tyre mbi vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe mbi mënyrat sesi mund të mbrojmë mjedisin.

 /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky shkarkon zëvendësshefin e zyrës presidenciale
Artikulli tjetër“Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” për bijtë e 3 policëve të rënë në krye të detyrës