Ballina Flash

Xhamia pa minare e vitit 1554, do t’i nënshtrohet restaurimit

PRISHTINË, 20 janar/ATSH/ Ministria e Kulturës së Kosovës ka filluar restaurimin dhe ndërhyrjet emergjente në monumente të trashëgimisë kulturore në rajonin e Ferizajt. Një nga ndërhyrjet emergjente që do të bëhen këtë vit, është ajo në Xhaminë e Firajës.

Ky objekt fetar është ndërtuar në vitin 1554 dhe përveç historisë qindra-vjeçare që përcjell, është interesant edhe nga pikëpamja arkitekturore.

Ndryshe nga shumica e xhamive, kjo është një xhami pa minare por me një ballkon. Gjurmët e para të kulturës dhe qytetërimit islam në Ferizaj identifikohen përmes Xhamisë së Firajës.

Xhamia pa minare është ndërtuar në pjesën jugore të fshatit Firajë dhe është monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore shqiptare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, bilanc tregtar pozitiv me Italinë në 2022-shin
Artikulli tjetërBozdo: Nafta në Shqipëri me çmimin më të lartë në rajon dhe Evropë