TIRANE,27 Mars /ATSH/ – Disa ditë më parë Eugent Bushpepa na prezantoi me versionin final të këngës “Mall”, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa është publikuar edhe klipi final i saj.
Një klip bardhë e zi, në të cilin nuk mungojnë motivet e kostumeve popullore në veshjen e balerinëve si fustanella apo xhubleta.
Shqipëria nuk e ka prekur finalen e “Eurovisionit” që nga viti 2015, përfaqësuar nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ndërkohë, suksesin më të madh e ruan Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012, dhe vendin e pestë.
Bushpepa do të prezantojë Shqipërinë për të 15-in vit radhazi në skenën e festivalit më të rëndësishëm Europian./a.a/ /a.g/
https://www.youtube.com/watch?v=o-i2Rjbq8nw










