Ballina Flash

Peleshi: Do të implementohet Paketa Sociale për ushtarakët

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një paketë sociale për ushtarakët.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në konferencën e sotme për shtyp për prezantimin e arritjeve të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2022 dhe objektivat për vitin 2023.

Peleshi tha se “gjatë këtij viti do të bëjmë një kërcim, jo vetëm në trajtimin në pagë, por edhe në përfitime të tjera të ushtarakëve. Kemi hartuar planin e një pakete sociale ku futen trajtimet me akomodim, kompensim i ushqimit, kujdesi shëndetësor, transporti, të gjitha do t’i implementojmë gjatë këtij viti”.

Peleshi tha se do të ngrihet edhe laboratori i analizave dhe klinika dentare për personelin e Forcave të Armatosura.

“Një nga shërbimet është edhe laboratori i analizave mikrobiologjike dhe analizave dentare ku do të përfitojnë ushtarakët dhe ish-ushtarakët. E dimë që kemi mijëra ish- ushtarakë, të cilëve mundohemi t’ju japim përfitime sociale të njëjta me ushtarakët aktivë”, tha Peleshi.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyra të reja moderne rekrutimi në qytete të vendit
Artikulli tjetërPeleshi: Shqipëria është e pakërcënueshme