Ballina Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të mbështetet të ecë përpara

TIRANE, 16 dhjetor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK.

Ai vuri në dukje se për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD.

“Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështetet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkuroria e Tiranës, sekuestro preventive mbi pasuritë e të arrestuarit në Angli
Artikulli tjetërZgjedhja e Dumanit, Ambasada e SHBA: SPAK duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin