PARIS, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Sot Europa është 10 herë më shumë përkrahëse sesa ishte më parë dhe për këtë arsye po diskutojmë me Italinë se ideja për mbylljen e porteve të saj ndaj njerëzve në rrezik është në kundërshtim me ligjin, është në kundërshtim me të drejtat e njeriut, tha ministrja franceze për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau, intervistuar nga radio ”Sud” për rastin e anijes ”Aquarius”.
”Mbyllja e porteve antihumane”, theksoi ajo.
Dje, organizata joqeveritare ”SOS Mediterranee” i kërkoi Francës të hapte portin e Marsejës për ”Aquarius”, me 58 emigrantë në bord.
Një kërkesë e hedhur poshtë nga Parisi, që kërkon një zgjidhje mbarëeuropiane./ /os/ a.jor.























