Ballina Flash

“Marubi” përfundon katalogimin e të gjitha objekteve të arkivës

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Muzeu “Marubi” ka konsideruar proces të rëndësishëm konservimin, digjitalizimin dhe katalogimin e objekteve që i përkasin trashëgimisë kulturore kombëtare.

Këtë vit u përfundua dokumentimi fotografik, kartelizimi dhe konservimi për të gjitha objektet e arkivës së muzeut (315), të cilat u ekspozuan pjesërisht në ekspozitën “Exposé”.

Kartelat e tyre i janë nënshtruar edhe plotësimit me informacione shtesë.

Me përmbylljen e këtij procesi i hapet rrugë restaurimit të objekteve specifike, të cilat gjenden në kushte më të degraduara.

Për Muzeun “Marubi” mbetet sfidë restaurimi i plotë i fondaleve origjinale (sfondeve për fotografim) të studios Marubi, me synimin ekspozimin e tyre për publikun.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë terapi e re rezulton efektive kundër leucemisë
Artikulli tjetërKushi pret në takim ish-kryeministrin italian Prodi