Ballina Flash

Studentë shqiptarë e serbë, bashkëpunim mbi legjendat

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Studentë të departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe ata të Universitetit të Novi Sadit (Serbi) punuan mbi realizimin e një materiali filmik që trajton ngjashmërinë mes legjendës së Kalasë së Rozafës dhe një legjende në Serbi, fokusuar në aspekte të trashëgimisë kulturore.

Në konceptimin, realizimin dhe mbështetjen e kësaj iniciative studentët nga Novi Sadi, të udhëhequr nga specialisti i DRTK Shkodër, Helidon Sokoli, patën mundësi të njihnin vlerat historike, arkeologjike, dhe arkitekturore të Rozafës, simbol i qytetit e cila në shekuj ka qëndruar pandashmërisht me historinë e vetë qytetit.

Për realizimin e këtij projekti punuan 4 studentë të Universitetit të Shkodrës dhe 4 studentë të Universitetit të Novi Sadit, të cilët u trajnuan lidhur me tregimin vizual dhe prodhimin e materialeve promovuese dhe gazetareske.

Prodhimi i videos u mbështet në kuadër të projektit “Ndërtimi i urave” të ndërmarrë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Misioni i OSBE-së në Serbi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërvjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në OKB
Artikulli tjetërMoti i keq në ditët në vijim, Balluku: Në krye të detyrës