Ballina Ekonomi

Buxheti 2019, ulje taksash e rritje pagash

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Ulje taksash dhe rritje pagash në arsim, shëndetësi e ushtri, por edhe një politikë e re sociale.

Këto janë disa prej piketave të buxhetit 2019, të cilat do të realizohen pas reformave të ndërmarra nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama zbardhi një pjesë të temave që do të trajtohen nesër në kuadër të diskutimeve për buxhetin 2019.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10:30 fb/twitter/insta live”, shkruan Kryeministri Rama./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU-JORK – Bashkëthemeluesit e Instagramit largohen, gati për kapitullin tjetër
Artikulli tjetërSUEDI – Lovfen përballet me votëbesimin në parlament