Ballina Kryesore

Puka, parajsa e fshehtë e Veriut e gjitha për t’u zbuluar

Puka, parajsa e fshehtë e veriut e gjitha për t'u zbuluar

Pas një ecjeje në Malin e Munellës apo eksplorimit të siteve historike në Qelëz, Iballë dhe Koman, mbrëmja kalohet bukur në qytezën alpine të Pukës, tashmë me hapësira publike dhe parkun e liqenit të vogël tërësisht të rinovuar.Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zbatuar projektin per rikualifikimin urban të Pukës për llogari të qeverisë shqiptare.http://ata.gov.al/2018/09/25/puka-parajsa-e-fshehte-e-veriut-e-gjitha-per-tu-zbuluar/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 25 Shtator 2018

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ – E kthyer tashmë në një destinacion turistik, Puka parajsa e fshehtë e Veriut e gjitha për t’u zbuluar, ofron për vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.

Pas një ecjeje në malin e Munellës, apo eksplorimit të siteve historike në Qelëz, Iballë dhe Koman, mbrëmja kalohet bukur në qytezën alpine, tashmë me hapësira publike dhe parkun e liqenit të vogël tërësisht të rinovuar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zbatuar projektin për rikualifikimin urban të Pukës, për llogari të qeverisë shqiptare.

Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.

Një nga pikat më atraktive të Pukës është edhe parku i gjelbër i qytetit, i cili është  harmonizuar natyrshëm me liqenin e rivitalizuar.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm. /k.s/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – Google dhe Facebook në shënjestrën e presidentit Trump
Artikulli tjetërSot, dita e Psikoterapisë, promovon edukimin e publikut për shëndetin mendor