Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 8 dhjetor 2022

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht në zonën e qendrës në orët e pasdites reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegull / mjegullinë lokale nga reshjet e shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim  me shpejtësi mesatare 1-5m/sek. Në bregdet dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8-10m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/12 Re shi / diell
Kukës 7/11 Re shi / diell
Lezhë 11/13 Re shi / diell
Dibër 5/10 Re shi / diell
Durrës 10/17 Re shi / diell
Tiranë 9/17 Re shi / diell
Elbasan 8/15 Re shi / diell
Berat 6/18 Re shi / diell
Vlorë 11/19 Re shi / diell
Korçë 2/10 Re shi / diell
Gjirokastër 4/16 Re shi / diell
Sarandë 11/16 Re shi / diell

       

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotoalbum i konferencës në Bruksel mbi Samitin e Tiranës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/12/2022