Ballina Flash

KATAR 2022 – Hija e Peles mbulon ndeshjen e Brazilit

DOHA, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Njëri kërkon kurorëzimin e gjashtë dhe tjetra është nënkampione në largim.

Brazili dhe Kroacia përballen sot në fazën e 1/16-ave me përfaqësuesit entuziastë të futbollit aziatik, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Mbi ndeshjen e brazilianëve do të rrijë hija e mbretit Pele, i vetmi lojtar që ka fituar tre herë trofetë më prestigjiozë të futbollit.

Gjithë Brazili po ndjek evolucionin e gjendjes së tij shëndetësore.

Vetë Pele ka thënë se ka ndjekur ndeshjet e Seleçaos nga shtrati i tij në spital.

“Lutemi për shëndetin tënd, madhëri”, ka postuar në Instagram Neymar, i cili mund të rikthehet pasi ka munguar në dy takime, pas ndrydhjes së kaviljes së djathtë, ndërsa trajneri Tite ka përcjellë “dashurinë” e të gjithë skuadrës.

Kundër Koresë së Jugut, brazilianët do të lënë favoritë të mëdhenj, veçanërisht nëse do të regjistrojnë edhe rikthimin e Danilos.

Një përforcim që do t’i bëjë fansat të harrojnë tërheqjet përfundimtare të Alex Telles dhe Gabriel Jesus.

“Shpresoj që Neymar të kthehet”, ka pranuar sulmuesi Richarlison.

“Të gjithë e panë se sa na ka munguar në dy ndeshjet e fundit”, siguroi ai.

Brazili do të ishte mirë që të mos projektonte veten shumë shpejt drejt një gjysmëfinaleje të mundshme kundër Argjentinës, për të cilën Amerika e Jugut ëndërron dhe që shumë tashmë po e shpallin si finale të parakohshme./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBonusi i bebes, për më shumë se 36 mijë të porsalindur këtë vit
Artikulli tjetërINSTAT: Importet nga Kina, 62 miliardë lekë