Ballina Ekonomi

INSTAT: Importet e drithërave u ulën me 27 %

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Skemat e mbështetjes në bujqësisë, veçanërisht ajo e naftës pa taksa dhe e grurit, kanë ndikuar në rritjen e prodhimit vendas të drithërave.

Shifrat e publikuar nga INSTAT tregojnë se importet e drithërave në sasi shënuan rënie të fortë gjatë periudhës janar-tetor 2022, jo e zakontë kjo në vitet e mëparshme.

Sipas INSTAT, gjatë 10-mujorit u importuan rreth 193 mijë tonë drithëra, nga më shumë se 266 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me rënie 27.4%.

Ekspertët e Ministrisë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shprehen se, skemat e subvencionimit kanë mbështetur rritjen e prodhimit vendas dhe aq më shumë së fundi prodhimin e drithërave nga frika e bllokimit të furnizimeve nga lufta në Ukrainë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJavët kulturore, Shqipëria mikpret Kosovën
Artikulli tjetërFRANCË – 2 816 të vdekur gjatë verës për shkak të temperaturave të larta