Ballina Flash

Ndërhyrje emergjente në Urën e Postenanit

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Ekipi i DRTK Korçë ka realizuar një ndërhyrje emergjence në kushte të vështira në Urën e Postenanit, në Leskovik. Ishte e domosdoshme marrja e masave emergjente, për të garantuar qëndrueshmërinë e kësaj vepre, me rëndësi për zonën, gjatë sezonit të dimrit.

Ndërhyrja konsistoi në: restaurimin e parapetit, restaurimi i muraturës në pjesën fundore të harkut, plotësimi me gurë në pjesët e rrëzuara dhe injektimi me llaç. Gjithashtu u restaurua korniza e gurit, u riformulua muratura dhe traseja si dhe u bë i mundur devijimi i rrjedhës së ujit dhe disiplinimi i ujërave sipërfaqësore.

Kreu i DRTK Korçë, Gjergji Koki, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se kjo ndërhyrje do të krijojë mundësinë e vijimit të punës për restaurimin e plotë të kësaj vepre të trashëgimisë kulturore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Biden dhe Zelensky nuk pajtohen për origjinën e raketës që goditi Poloninë
Artikulli tjetërRama: Berati do të jetë patjetër pakrahasimisht më i mirë se sot