GJENEVË, 15 nëntor /ATSH-AA/ – Popullsia e botës arriti sot në tetë miliardë banorë.
”Ky është një moment historik”, sipas vlerësimeve të OKB-së.
“Ky moment historik është një rast për të festuar diversitetin dhe përparimet duke marrë parasysh përgjegjësinë e përbashkët të njerëzimit për planetin”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Megjithëse shkalla e rritjes ka rënë, popullsia njerëzore në botë pritet të vazhdojë të rritet, që i atribuohet përmirësimeve në shëndetin publik, ushqimin, higjienën personale dhe mjekësinë.
“Ndërsa popullsisë globale iu deshën 12 vjet për t’u rritur nga shatë në tetë miliardë, do të duhen afërsisht 15 vjet deri në vitin 2037 që ajo të arrijë në nëntë miliardë dhe është shenjë se norma e përgjithshme e rritjes së popullsisë globale po ngadalësohet”, tha OKB-ja.
”India është gati të kalojë Kinën si vendi me më shumë banorë në botë në vitin 2023”, ka vlerësuar OKB-ja./ /os/











