Ballina Flash

Kovaçevski: “Ballkani i Hapur” nuk duhet të frikësojë askënd

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se Kufijtë e vetme që kanë mbetur janë kufijtë në Ballkan.

Në konferencën e përbashkët për gazetarët në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kovaçevski tha se nisma e “Ballkanit të hapur” është një ide origjinale i cili i vjen në ndihmë qytetarëve.

“Më vjen mirë që ajo që u firmos në Berlin, në procesin e Berlinit tanimë e kemi firmosur në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”. “Ballkani i Hapur” nuk duhet të frikësojë askënd, përkundrazi. Është një ide origjinale, jo vetëm e politikanëve, por edhe të bizneseve, bashkësisë, komunitetit dhe të qytetarëve të RMV, Shqipërisë dhe Serbisë. Prandaj nëse shikoni, kur dilni veri nga Serbia, kur dilni në perëndim nga Serbia në drejtim të Kroacisë, atje nuk ka kufij. Kufijtë e vetme që kanë mbetur janë kufijtë në Ballkan. Kufijtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, mes RMV dhe Kosovës, mes RMV dhe Serbisë”, u shpreh Kovaçevski.

Ai shtoi se ne nuk kemi nevojë për këto kufij.

“ Ne dëshmuam me Edi Ramën dhe dëshmojmë dhe me Aleksandër Vuçiç, por dhe Bullgarinë dhe Mitsotakis, se këto kufij ne nuk kemi nevojë. Pasi këto popuj që jetojnë në këto treva janë popuj vëllezër, që politika gjatë viteve i ka bërë që mos jetojnë mirë midis tyre. Sot kemi politikanë që punojnë që mos t’i kemi këto kufij”, përfundoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSfida me Italinë, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë
Artikulli tjetërRama: Porti i Thatë i Strugës rrit ndërveprimin mes dy vendeve