BERLIN, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shprehu skepticizëm rreth asaj se sa përparim mund të bëhet në bisedimet kryesore të klimës COP27 të OKB-së në Sharm el-Sheikh në Egjipt, duke pasur parasysh tensionet politike globale.
”Bota po hyn në një periudhë të re konflikti”, tha Steinmeier në një diskutim mbi politikën klimatike në qytetin e Koresë së Jugut të Busan.
“Është e vështirë të imagjinohet se në kohë konflikti dhe madje edhe konfrontimi ushtarak, shtete si Rusia apo Kina do të luajnë një rol konstruktiv në Sharm el-Sheikh dhe më gjerë”, shtoi ai.
“Progresi është absolutisht i nevojshëm, edhe nëse kushtet nuk janë shumë inkurajuese,” tha Steinmeier.
Kur ishte fjala për Gjermaninë, Steinmeier vuri në dukje se transformimi i të gjithë ekonomisë për ta bërë atë të qëndrueshme nuk është i lehtë në një kohë kur ekonomia më e madhe e Evropës po shpenzon shumë para për ruajtjen e stabilitetit në Evropë, mbështetjen e Ukrainës me armë dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes. /os/












