Ballina Kosova

Pastrimi i Kosovës, Haradinaj: Masa ndëshkimore për ndotësit

PRISHTINË, 21 shtator /ATSH/ – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”, te vend grumbullimi pranë Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj falënderoi të gjithë vullnetarët dhe ata që po angazhohen në këtë iniciativë, duke thënë se kjo gjendje jo e mirë është lënë gjatë, por tani është koha e fundit që vërtetë të mos lejohet më.

/KosovaPress//e.malaj/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto – Transformohet spitali i Ballshit
Artikulli tjetërDita ndërkombëtare e bananes, INSTAT: U rrit importi me 16.8% për 2018-ën