Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 25 tetor 2022

TIRANË, 25 tetor/ ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e nesërme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare të cilat do të jenë prezentë kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore ne veri dhe lindje të vendit. Vranësira të larta dhe transparente.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Re diell
Kukës 10/24 Re diell
Lezhë 12/25 Re diell
Dibër 9/24 Re diell
Durrës 14/26 Re diell
Tiranë 15/27 Diell
Elbasan 13/26 Diell
Berat 12/27 Diell
Vlorë 13/26 Diell
Korçë 9/25 Re diell
Gjirokastër 8/26 Diell
Sarandë 15/24 Re diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/10/2022
Artikulli tjetërBRUKSEL – Ministrat e BE-së diskutojnë marrëveshjen për kufirin e çmimit të gazit