Ballina Bota

VARSHAVË – Baerbock: Çështja e dëmshpërblimeve gjermane për Poloninë është e mbyllur

VARSHAVË, 4 tetor /ATSH-ANSA-DPA/ – Gjermania ka përgjegjësinë e saj historike pa ”nëse” dhe ”por”, deklaroi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në Varshavë, në një konferencë shtypi me homologun e saj polak, Zbigniew Rau duke iu përgjigjur çështjes së reparacioneve të luftës të pretenduara nga Varshava.

”Pra siç e dini, çështja e reparacioneve, për qeverinë gjermane, është temë e mbyllur”, theksoi ajo.

Ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau nënshkroi dje një notë diplomatike lidhur me kërkesat e vendit të tij për dëmshpërblim nga Gjermania.

“Nota shpreh bindjen e ministrit të Jashtëm polak se palët duhet të ndërmerrnin hapa të menjëhershme drejt një zgjidhjeje të përhershme, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare ligjore dhe materiale për  pasojat e agresionit dhe pushtimit gjerman nga viti 1939 deri në 1945″, tha Rau.

Në fillim të shtatorit, një komision parlamentar në Varshavë paraqiti një raport që vlerësonte humbjet e Polonisë në Luftën e Dytë Botërore në mbi 1,3 trilionë euro (1,27 trilion dollarë).

Qeveria gjermane ka refuzuar kërkesën për dëmshpërblime duke iu referuar traktatit “Dy Plus Katër” të vitit 1990./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet revolucionari arbëresh, kryeministri italian Françesko Krispi
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB i akordon ish-kancelares Merkel çmimin ”Nansen”