Ballina Flash

Pse nuk duhet larë pula para se të gatuhet?

ROMË, 27 shtator /ATSH/ – A e lani gjithmonë pulën nën ujë të rubinetit përpara se ta gatuani? E gabuar. Duke vepruar kështu, në fakt rrezikon rritjen e përhapjes së baktereve dhe rrezikun e infeksioneve, shkruan foucs.it.

Burime të ndryshme, si Agjencia Britanike e Standardeve të Ushqimit, kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë shpëlarja e pulës së papërpunuar përpara se ta gatuani atë: spërkatjet e ujit të përdorur për ta larë atë nën rubinet mund të bartin baktere në zonat përreth, duke i depozituar ato në duar, në enët dhe në objekte pranë lavamanit, si dhe në rrobat e veshura.

Fajtori kryesor është ‘’Campylobacter’’, i pranishëm në shumë lloje të mishit dhe në një masë më të madhe te mishi i pulës, i cili mund të shkaktojë infeksione të zorrëve ose sëmundje më të rënda: për të reduktuar rreziqet është më mirë që mishi të gatuhet drejtpërdrejt, pasi vetëm gatimi siguron eliminimin e tij efektiv.

Për më tepër, në përgjithësi, në kuzhinë është më mirë të veçohen ushqimet e papërpunuara nga ato të gatuara dhe, padyshim, të lahen mirë veglat që përdoren për mishin e papërpunuar.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI- Hapet ekspozita “Bota e Robotëve”
Artikulli tjetërKombëtarja kuqezi barazon me Islandën në “Air Albania”