Ballina Bota

LETONI – Qeveria rikthen shërbimin ushtarak

RIGË, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Letonia ka planifikuar të rikthejë shërbimin ushtarak në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Qeveria e vendit baltik, e cila është edhe anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka mbështetur sot një propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, në Rigë, e cila tani pritet të hartojë një projektligj.

Sipas draftit, shërbimi ushtarak do të futet nga viti 2023. Burrat nga mosha 18 deri në 27 vjeç do të rekrutohen, fillimisht vullnetarisht, por më vonë edhe detyrimisht.

Gratë e së njëjtës grupmoshë do të mund të jenë vullnetare për shërbimin ushtarak 11-mujor. Parlamentii i mbetet ende të miratojë planin.

Letonia hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2007 dhe i transformoi forcat e saj të armatosura në një ushtri profesionale të mbështetur nga një forcë vullnetare.

Vendi baltik kufizohet me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Truss premton planin për rritjen e ekonomisë përmes uljes së taksave dhe reformave
Artikulli tjetërKurti-Calmy Rey diskutojnë mbi planet e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare