Ballina Flash

Gërmime arkeologjike në luginën e poshtme të Drinit

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Në luginën e poshtme të Drinit, për më shumë se 1 muaj, misioni shqiptaro-francez drejtuar nga dr. Etleva Nallbani, CNRS PARIS dhe dr. Elvana Metalla, Instituti Arkeologjik, Tiranë kreu hulumtime të rëndësishme arkeologjike.

Pas një pune intensive, ka përfunduar pastrimi masiv i vegjetacionit të sitit arkeologjik, realizuar nga bashkëpunimi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër dhe Misionit Shqiptaro-Francez të projektit “Lugina e Drinit”, drejtuar nga arkeologe dr. Nallbani.

Këtë vit misioni është shtrirë në dy vendbanime përfaqësuese të mesjetës së hershme: qytetit mesjetar të Sardës, në ishullin e Shurdhahut, dhe vendbanimit të Komanit.

Studimi do të sjellë një hap të ri të dhënash mbi kulturën arbërore, urbanizimin, zhvillimin, zhvendosjen e popullsive, riteve dhe stadit të zhvillimit që kishin arritur këto vendbanime.
Lugina e poshtme e Drinit mbetet një rajon i rëndësishëm i kërkimit shkencor arkeologjik në Shqipëri.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë, 815 drejtues mjetesh të proceduar në një javë
Artikulli tjetër“Ballkani i hapur”, Ambasadori i SHBA-së: Përpjekje frymëzuese nga vendet për të gjetur zgjidhje të përbashkëta