Ballina Flash

Instalacioni “Marquee”, e dhuruar nga Philippe Parreno

TIRANË, 27 gusht/ATSH/- “Marquee”, një vepër arti instalative me dritë, i është dhuruar popullit shqiptar nga Philippe Parreno.

Duke ndriçuar hyrjen historike të ndërtesës së Kryeministrisë, vepra mirëpret vizitorët e COD dhe vepron si një pikë takimi midis kulturës dhe politikës.

Parreno ka krijuar më herët edhe për Muzeun Guggenheim dhe Park Avenue Armory në New York, Palais de Tokyo në Paris dhe Palazzo Grassi në Venecia.

Ky instalacion ishte pjesë e ekspozitës hapëse së Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) në vitin 2015.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkstradohen dy persona pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes me Spanjën
Artikulli tjetërNjë i vdekur dhe 166 raste të reja me COVID-19