Ballina Flash

Parashikimi i motit, 24 gusht 2022

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe hera herës të dendura, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit duke përjashtuar veri-perëndimin.

Në lindje dhe juglindje reshjet e shiut do të marrin karakter shtrëngatash e rrebeshesh shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përgjatë  brigjeve detare fiton shpejtësi deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/34 Diell  re
Kukës 15/31 Diell re shi
Lezhë 18/33 Diell  re
Dibër 14/30 Diell re shi
Durrës 19/31 Diell  re shi
Tiranë 19/30 Diell  re shi
Elbasan 17/33 Diell re shi
Berat 17/32 Diell  re shi
Vlorë 19/29 Diell  re shi
Korçë 13/26 Diell  re shi
Gjirokastër 14/31 Diell  re shi
Sarandë 17/28 Diell  re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të sportistëve të kalibrit evropian
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/08/2022