Ballina Flash

“777 Portretet” e David Cukës ekspozohen në COD

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ “Kilometri i fundit, 777 portrete” është ekspozita më e re në COD, e hapur ditën e djeshme nga fotografi i ri David Cuka.

Të ftuar në çeljen e kësaj ekspozite ishin të miq të COD-it e të fotografit, dashamirës të artit, fotografë, media dhe gazetarë.

Davidi është një fotograf i ri shqiptar, i cili ka zgjedhur mediumin e fotografisë për të dokumentuar aspekte që lidhen me të drejtat e njeriut. Në këtë rast ai e ka përqendruar objektivin e aparatit para personazheve duke i ftuar të jenë vetvetja, pa bërë kurrfarë diferencimi artistik apo profesional.

Kjo ekspozitë është pjesë e projektit #999 Portretizime Shqiptare dhe do të qëndrojë e hapur në COD në datat 19-25 gusht 2022.

Me anë të fotografisë, artisti rrit promovimin dhe ndërgjegjësimin mbi barazinë sociale, të drejtat e grave, avokon kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI+ në vend e rajon, komunitet të cilit ai vetë i përket, si person transgjinor.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë, procedohen 784 drejtues mjetesh në një javë
Artikulli tjetërRikthehet në funksion kanali vaditës në Lushnjë