TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash të pakta dhe hera-herës deri mesatare. Duke filluar nga orët e mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura por kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave të dendura në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët. Në zonat e larta malore këto në mënyrë të lokalizuar me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/sek. Era në mesditë lokalisht fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/35 | Diell re |
| Kukës | 20/30 | Diell re shi |
| Lezhë | 26/34 | Diell re |
| Dibër | 17/30 | Diell re shi |
| Durrës | 20/34 | Diell re |
| Tiranë | 24/35 | Diell re |
| Elbasan | 18/35 | Diell re shi |
| Berat | 19/34 | Diell re |
| Vlorë | 20/31 | Diell re |
| Korçë | 16/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 17/34 | Diell re shi |
| Sarandë | 15/31 | Diell re |























