Ballina Flash

Shifra në rritje e vizitorëve në muzetë e Beratit

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Berati vazhdon të jetë një nga qytetet më të frekuentuara të vendit, nga turistët e huaj e vendas.

Shifrat tregojnë se sezoni veror ka rezultuar i suksesshëm për Qendrën Kombëtare të Muzeumeve, Berat.

Edhe me këtë verë të nxehtë, muzeumet e QKM, Muzeu i Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik kanë qenë destinacionet më të preferuara të vizitorëve dhe turistëve vendas e të huaj në qytetin e Beratit.

Këto muze në periudhën maj-korrik 2022 rezulton të jenë vizituar nga 17280 vizitorë.

Ndërsa gjatë muajit korrik, muzeumet e Beratit patën 5629 vizitorë nga të cilët 1172 vendas dhe 4557 të huaj.

Kombësitë e turistëve të huaj janë kryesisht të vendeve europiane, si francezë, polakë, spanjollë, italianë, gjermanë, holandezë, etj.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani për BBC-në: Askush nuk duhet të bjerë pre e propagandës ruse dhe serbe
Artikulli tjetërBULLGARI – Betohet qeveria e re e përkohshme