Ballina Lajme nga Vendi

Dita Botërore e Pastrimit, bashkia Durrës largon mbetjet nga plazhet

TIRANË, 15 Shtator/ATSH/ – Në Ditën Botërore të Pastrimit bashkia e Durrësit ka nisur një aksion për pastrimin e plazhit dhe disa zonave të këtij qyteti, duke larguar mbetjet e akumuluara në këto zona.

Në aksionin e pastrimit janë përshirë institucionet në varësi të kësaj bashkie, shoqata mjedisore si dhe qytetarë të Durrësit.

Bashkia e Durrësit i është bashkuar prej kohësh nismave të tilla gjithëpërfshirëse me impakt social pozitiv për qytetin, komunitetin dhe mjedisin.

Përkujdesje ndaj komunitetit dhe ambientit është nisma e saj, e cila vazhdimisht gjate sezonit turistik kanë zhvilluar ture pastrimi në plazhin e Durrësit.

Këto aktivitete shërbej jo vetëm për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit urban por edhe për ndërgjegjësimin e pushuesve dhe turistëve mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit./m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBUENOS AIRES – Katër tifozëve u ndalohet hyrja në stadiumin e Moskës për sjellje seksiste gjatë Botërorit
Artikulli tjetërTatimet në Fier, 43,238 kontakte me tatimpaguesit në 8 muaj