Ballina Ekonomi

Leku mbiçmohet ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën euroja zbriti me 0.27 lekë duke shënuar një barrierë të re në rënie.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euroja ra për herë të parë në historinë e vet poshtë nivelit të 117 lekëve dhe u këmbye me 116.97 lekë.

Në këtë periudhë të vitit, mbiçmimi lekut është i pritshëm, për shkak të sezonit, të lidhur sidomos me turizmin. Kulmi i sezonit turistik shoqërohet me një rritje të prurjeve të euros në ekonominë shqiptare, duke ndikuar në zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut.  Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me 4.5 %.

Në raport me lekun pozitat i ka dobësuar edhe dollari amerikan. Monedha e gjelbër amerikane zbriti me 1.44 lekë dhe këmbehet me 115.28 lekë.
Ndërsa me 0.32 lekë, zbriti paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 137.77 lekë, ndërsa franga zvicerane u nënçmua me 0.97 lekë dhe këmbehet me 118.19 lekë.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla me Kamberin: Mbështesim kërkesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Artikulli tjetërMB: Shërbimet online do ofrohen përkohësisht pranë sporteleve