RIGË, 14 korrik /ATSH-DPA/- Gazi rus nuk mund të importohet më në Letoni sipas një projektligji të miratuar sot nga organi ligjvënës.
Vendimi për ndalimin e importit të gazit rus ishte pjesë e një pakete ndryshimesh ligjore që do të kërkojnë që Letonia të diversifikojë furnizimin e saj me gaz dhe të sigurojë një rezervë strategjike gazi. Ndalimi i gazit rus, i zbatuar si një protestë kundër pushtimit rus të Ukrainës, bazohet në një ndalim të mëparshëm që ishte caktuar të zgjaste vetëm deri më 1 janar.
Legjislacioni kërkon që autoriteti letonez i gazit të krijojë rezerva strategjike të gazit. Rezerva të mbushet çdo vit deri më 31 gusht me gazin e nevojshëm për përdorim kombëtar midis 1 tetorit dhe 30 prillit.
Rusia ishte deri këtë vit, burimi kryesor i gazit për Letoninë. Që kur Letonia ndaloi furnizimin me gaz rus, ajo ka importuar gaz nga Lituania dhe ka filluar procesin e ngritjes së një terminali të gazit natyror të lëngshëm. //a.i/






















