PRISHTINË, 12 korrik/ATSH/- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin e ri akademik 2022-2023.
Gjithsej 5497 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.
UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave kandidatët mund të aplikojnë deri më 19 korrik.












