TIRANË, 8 korrik /ATSH-I.Vata/ Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha, dhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Erinda Fino, kanë inspektuar sot punën e të dënuarve në shërbim të komunitetit.
Vetëm pak javë më parë mes Drejtorisë së Shërbimit të Provës dhe Bashkisë së Tiranës u firmos një marrëveshje bashkëpunimi në funksion të dënimit alternativ dhënë nga gjykata “kryerja e një pune në interes publik” për personat nën mbikëqyrje
Përfshirja e personave në konflikt me ligjin, në punë komunitare, është një mundësi që u krijohet atyre për shlyerjen e një dënimi përmes punës në të mirë të qytetit dhe qytetarëve, për riintegrimin dhe sidomos për mos shkëputjen nga realiteti shoqëror.
/j.p/r.e/












