Ballina Flash

Margariti: 512 shfaqje e premiera gjatë 2021

TIRANË, 3 korrik/ATSH/  Në institucionet qendrore të artit në vendin tonë gjatë vitit 2021 janë organizuar gjithsej 512 shfaqje dhe premiera.

Shifrat u bënë publike në një postim në rrjetet sociale nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekon se “krahasuar me vitin e kaluar, ky tregues ka pësuar rritje”.

“Në institucionet qendrore të artit, gjatë vitit 2021, morën pjesë në aktivitetet kulturore 38,091 spektatorë”, tha Margariti.

Në institucionet qendrore të artit e të kulturës përfshihen: Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatri Metropol, Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, etj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKE – Rusia njofton marrjen e Luhanskut
Artikulli tjetërManastirliu: Hapet në Velipojë qendra e pushimit për fëmijët pa kujdes prindëror