Ballina Flash

Rolling Stones hap turneun evropian në Madrid

MADRID, 2 qershor /ATSH-DPA/- Turneu evropian i “The Rolling Stones”, të cilët po festojnë 60 vjetorin e krijimit të tyre, nisi në stadiumin “Metropolitano” në Madrid.

Performanca prej dy orësh e gjysmë të mërkurën mbrëma ngriti turmën prej 45,000 vetësh.

“The Rolling Stones kanë konfirmuar statusin e tyre legjendar me një triumf të jashtëzakonshëm në Madrid”, tha transmetuesi televiziv spanjoll “RTVE”.

Gazeta “El Pais” i quajti “The Rolling Stones” të përjetshëm ndërsa “El Mundo” e quajti performancën e tyre një mrekulli.

Koncerti nisi me një video emocionuese që përkujtonte bateristin e grupit Charlie Watts, i cili vdiq në gusht të vitit të kaluar.

Këngëtari kryesor Mick Jagger i tha audiencës se ky ishte turneu i tyre i parë pa Watts dhe se i mungonte shumë atij dhe grupit.

Ndalesa tjetër e turneut është stadiumi “Olympia” në Mynih. Amsterdami, Milano, Brukseli dhe Parisi janë ndër ndalesat e tjera, përpara se turneu të përfundojë më 31 korrik, në Stokholm. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubvencionim peshkatarëve për investimet në anije
Artikulli tjetërSPAK: Në maj u dënuan 50 persona, u dërguan për gjykim 27 të tjerë