Ballina Kosova

Haradinaj: Çështja e kufijve, eksperiment i rrezikshëm

PRISHTINË, 11 shtator /ATSH/ Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se edhe opozita do ta mbështesë Fatmir Limajn për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

“Gjatë këtij viti pune, ne rëndësi i kemi dhënë punëve të shtëpisë, pra të brendshme. Sa i përket dialogut është çështje e ndjeshme dhe ne nuk iu ikim përgjegjësisë. Ne e kemi propozuar zotin  Limaj që të jetë kryesues i delegacionit dhe besoj se edhe opozita do ta mbështes atë”, tha Haradinaj.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për korrigjimin e kufijve. Sipas tij është rasti i parë që Qeveria ka shkuar me përkrahje kaq të madhe për Preshevën.

“Unë nuk kisha avancuar më shumë në këto rrethana. Është eksperiment i rrezikshëm puna e kufijve. Sa herë janë hap temat e kufijve, nuk është ditur kurrë kur do të mbyllen.  Kosova nuk e ka luksin për të folur për këtë, kjo temë nuk dihet kur përfundon dhe kush përfiton nga kjo”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka ftuar shqiptarët e Maqedonisë që ta votojnë referendumin për emrin ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Hashim Thaçi se Kosova nuk e ka vetëm presidentin për të vizituar Luginën e Preshevës.

Haradinaj dha përgjigje nëse do ta vizitojë luginën. “Si Ramush Haradinaj ndoshta po, si kryeministër nuk e di”, tha ai.

/KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFushata kundër dhunës ndaj fëmijëve, mbahet “Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale”
Artikulli tjetërKLSH padit ish-zyrtarët e ALUIZNI-t Dibër, shkaktuan 288 milionë lekë dëm shtetit