BERLIN, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Kimi Raikkonen do të japë dorëheqjen si pilot i Ferrarit pas sezonit aktual, deklaroi ekipi italian i Formula1.
Ferrari tha në një deklaratë se finlandezi, i cili mbush 39 vjeç muajin e ardhshëm, do të largohet nga roli i tij aktual.
‘’Ai gjithmonë do të jetë pjesë e historisë dhe familjes së ekipit, falenderojmë Kimin dhe i urrojmë një të ardhme të begatë’’, u shpreh kompania Ferrari.
Raikkonen ishte kampioni i fundit botëror për Ferrarin, në vitin 2007 gjatë mandatit të tij të parë te Ferrari 2007-2009. Ai u kthye në 2014 dhe drejton për ta së bashku me gjermanin Sebastian Vettel, aktualisht i treti në renditje pas Lewis Hamilton dhe Vettel.
Raikkonen ka 20 fitore në gara./ /os/ a.jor.








