TIRANË, 10 shtator /ATSH/ – Bashkia e Patosit prezantoi sot projektin për ritrajtimin e fushës së vjetër, duke synuar që ta kthejë këtë të fundit në një hapësirë të përbashkët kreative.Në saj të këtij projekti, bashkia e Patosit synon që të krijojë disa zona sportive, si pista vrapimi, zona çiklizmi, fushë futbolli si dhe krijimin e një ambienti për amfiteatër.
Projekti synon të ritrajtojë hapësirat e oborrit të shkollës dhe komunës ku do të pozicionohet edhe një mbikalim që do të lidh të dyja anët e rrugës, duke u ardhur në shërbim nxënësve të shkollës si dhe duke shmangur lëvizjen mes automjeteve në këtë aks. Bashkia e Patosit është duke zbatuar projektin dhe realizuar investime të miratuara./m.z/e.caushi/
























