Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 14 maj 2022

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me  vranësira mesatare dhe të dendura dhe alternime kthjellimesh në pjesën bregdetare. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Hera-herës lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Mjegulline lokale nga reshjet. Reshjet kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore në lindje, jug dhe veriperëndim të territorit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim 1-8m/sek. Deti i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/27 Re shi
Kukës 10/26 Re shi
Lezhë 13/27 Re shi
Dibër 10/25 Re shi
Durrës 15/26 Re shi
Tiranë 15/28 Re shi
Elbasan 13/28 Re shi
Berat 10/28 Re shi
Vlorë 12/27 Re diell
Korçë 10/24 Re shi
Gjirokastër 10/27 Re shi
Sarandë 9/24 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë cilën periudhë Evropa ishte e banuar nga 25 000… banorë?
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/5/2022