Ballina Flash

Llatja: Rinia, brezi më afër Evropës

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në kuadër të Javës së Evropës, bashkia e Elbasanit ka organizuar një sërë aktivitetesh, një ndër të cilat ishte edhe ajo me Këshillin Rinor të qytetit.

Në këtë takim ku mori pjesë edhe kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, si edhe familjarë të familjeve të vjetra elbasanase, u diskutua për rëndësinë që ka bashkimi rreth vlerave e qëllimeve të përbashkëta për një kontinent e botë më të mirë.

Gjithashtu të rinjve të Këshillit Rinor ju prezantua historia e familjes Biçaku në Elbasan, që gjatë Luftë së Dytë Botërore u bë një strehë e sigurtë për 26 hebrenj në Elbasan. Traditë që u trashëgua dhe ditët e sotme, ku Elbasani u bë i pari qytet që hapi dyert dhe mikpriti sportistët ukrainas.

Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja vlerësoi kontributin që Këshilli Rinor, por jo vetëm, edhe shumë të rinj të Elbasanit japin në fusha të ndryshme sociale të qytetit.

Ndërsa e vuri theksin tek Java Evropiane, Llatja pohoi se “rrugëtimi ynë drejt familjes së madhe evropiane kalon gjithmonë nga gjenerata më e re. Çdonjëri nga ne e gjen veten në Evropë. Jemi në kohë të vështira, edhe pse gati pas 100 vitesh kemi një luftë tjetër në Evropë, është një situatë jo e këndshme për ne, për Evropën, për politikat që ajo ka”.

Llatja tha se, nëse ne kthejmë kokën pas në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria ishte krah aleatëve, kundër luftës, pro shteteve demokratike.

“Ne nuk duhet të harrojmë edhe holokaustin që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, prandaj duhet të jemi të fortë, ti themi njëzëri jo luftës.Pasi ju jeni rinia, brezi më afër Evropës. Historia e Familjes Biçaku në Elbasan është shembulli më i prekshëm se si ne shqiptarët gjithmonë jemi rreshtuar në anën e së drejtës dhe historia jonë dëshmon se jemi faktor i bashkëpunimit e prosperitetit rajonal”, theksoi Llatja.

Në fund të rinjve i janë shpërndarë edhe certifikata vlerësimi me motivacionin “për pjesëmarrjen në aktivitetet e Javës së Evropës 2022”.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPSHTRR: Numri i shërbimeve të ofruara shënoi rritje me 21 %
Artikulli tjetërRama: Ballkani i Hapur funksionon dhe do funksionojë gjithmonë e më mirë