Ballina Flash

Ministrja refuzon foton e rastit pasi ishin të gjithë… burra!

MADRID, 12 maj /ATSH-DPA/ – Ministrja spanjolle e Ekonomisë, Nadia Calvino refuzoi të ishte në një foto në grup biznesmenësh sepse ajo do të ishte e vetmja grua në foto, një veprim që u lavdërua dhe u kritikua në të njëjtën kohë.

53-vjeçarja u përgëzua në rrjetet sociale nga aktivistë dhe kolegë të qeverisë së majtë, por u kritikua ashpër nga drejtuesit e lartë.

“Ky është vetëm një qëndrim”, u tha gazetarëve Antonio Garamendi, president i CEOE-së, i konfederatës spanjolle të tregtisë.

Me refuzimin e saj, Calvino mbajti një premtim të bërë në shkurt në Forumin e Liderëve të Madridit.

Calvino në atë kohë paralajmëroi se ajo nuk do të bënte më kurrë foto ose të merrte pjesë në debate nëse do të ishte e vetmja grua.

”Nuk mund ta konsiderojmë më normale që 50% e popullsisë nuk është e pranishme në ngjarje të tilla”, theksoi ajo./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozitë në Berat me fotografitë e monumenteve kulturore të Prizrenit
Artikulli tjetër“Voyaged” promovon Gjirokastrën: Një prej qyteteve më të vjetra në Shqipëri