Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 1 maj 2022

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti për sot parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura këto të fundit kryesisht në orët e nxehta të ditës.

Duke filluar prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në pjesën më të madhe të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Përreth relieveve kodrinore-malore reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Këto reshje për një periudhë afatshkurtër me intensitet mesatar dhe në formë të izoluar deri të lartë.

Reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 1-5m/s. Valëzimi në bregdet 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/24 Diell re
Kukës 10/22 Diell re shi/stuhi
Lezhë 12/23 Diell re
Dibër 9/19 Diell re shi/stuhi
Durrës 13/24 Diell re
Tiranë 13/25 Diell re shi/stuhi
Elbasan 13/25 Diell re shi/rrebesh
Berat 9/23 Diell re shi/rrebesh
Vlorë 11/23 Diell re shi
Korçë 7/17 Diell re shi/rrebesh
Gjirokastër 10/24 Diell re shi/rrebesh
Sarandë 12/23 Diell re

 

                

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdhe Jolie viziton Ukrainën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/5/2022