Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 30 prill 2022

TIRANË, 30 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotmen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike moti relativisht të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare deri në orët e mesditës. Më pas shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në një pjesë të madhe të vendit.

Në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Përreth zonave malore reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike por në periudha jo afatgjata. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 10-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/24 Diell re
Kukës 10/24 Diell re shi/stuhi
Lezhë 17/24 Diell re
Dibër 9/22 Diell re shi/stuhi
Durrës 14/23 Diell re
Tiranë 15/25 Diell re shi/stuhi
Elbasan 16/25 Diell re shi/rrebesh
Berat 11/24 Diell re shi/rrebesh
Vlorë 13/23 Diell re shi
Korçë 8/24 Diell re shi/rrebesh
Gjirokastër 11/25 Diell re shi/rrebesh
Sarandë 13/23 Diell re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpitale edhe për… elefantë!
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/4/2022