TIRANË, 27 prill /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka riçelur hetimin për prokurorin pranë Prokurorisë së Krujës, Florian Bonjaku.
Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici pasi analizuan provat dhe faktet, vendosi riçeljen e hetimi për prokurorin Bonjaku.
Bonjaku u përball me vetingun me 20 prill 2022 për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë, si dhe kriterin etik dhe atë profesional.
Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Lushnjës dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Krujë.
/r.e/























