TIRANË, 14 prill /ATSH/ Europe House mirëpriti sot përfaqësues të akademisë, studentëve dhe organizatave të shoqërisë civile për takimin nismëtar të Qendrës së Ekselencës “Jean Monnet” në Universitetin e Tiranës.
Qëllimi i qendrës është të promovohet sinergjia e bashkëpunimit mes departamenteve të universiteteve publike mbi studimet evropiane që përfshijnë mësimdhënien, kërkimin shkencor, politikëbërjen dhe OSHC.
Alexis Hupin, I Ngarkuari me Punë i BE-së në Shqipëri u shpreh se, “jemi të lumtur për qendrën e parë të ekselencës ‘Jean Monnet’ që i është akorduar një institucioni shqiptar”.
“Ky program nxit kërkimin, mësimdhënien dhe shkëmbimin mbi krizën me të cilën po përballemi si dhe mbështet vlerat tona të përbashkëta që po sfidohen nga lufta në Ukrainë”, tha Hupin.
/r.e/























