TIRANË, 7 prill /ATSH – I. Vata/ Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka prezantuar sot përgjigjet e qytetarëve të Këshillimit Kombëtar edhe në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”.
Pyetja 12 ishte: Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?
Në lidhje me këtë pyetje, drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano publikoi përgjigjet e qytetarëve: “Besoj se Ballkani i Hapur është një nismë e dobishme për Shqipërinë dhe paqen në rajon, janë përgjigjur 303,018 ose 59%. Besoj e Ballkani i Hapur nuk është një nimë e dobishme për Shqipërinë, janë përgjigjur 134,879 ose 26%. Nuk di të përgjigjem për këtë çështje, janë përgjigjur 79,666 ose 15%”.
/j.p/r.e/





















