TIRANË, 7 prill /ATSH – I. Vata/ Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka prezantuar sot përgjigjet e qytetarëve të Këshillimit Kombëtar në lidhje me ashpërsimin e masave dhe të penalizimin e individëve apo subjekteve që ndotin mjedisin.
Pyetja 9 e formularit ishte: Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë jo vetëm me subjektet por dhe me individë që ndotin hapësirën publike. Të tjerë thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?
Në lidhje me këtë pyetje, drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano u shpreh se “qeveria duhet të jetë më e ashpër dhe të penalizojë individë apo subjektet që ndotin mjedisin, janë përgjigjur 348, 075 ose 77%. Nuk duhet ashpërsimi i masave ekzistuese, janë përgjigjur 85,980 ose 17%. Nuk di të përgjigjem për këtë çështje, janë përgjigjur 31,151 ose 6%”.
/j.p/r.e/























