Ballina Aktualitet

Prodhonte kriptomonedha, arrestohet 60-vjeçari në Shkodër

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Policia e Shkodrës finalizoi operacionin policor të koduar “Bitcoin”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. H., në fshatin Malësi e Madhe, Shkodër.

Gjatë kontrollit, pranë magazinës së kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar 14 pajisje të markave të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale, si dhe aksesorë të tjerë që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Këto pajisje furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi M. H., 60 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Mitsotakis: Çmime tavan për gazin dhe blerje të përbashkëta nga BE
Artikulli tjetërUKRAINË – Zelensky: Rusia harxhon miliarda për propagandë